Home Aktualitet 31 mijë shqip...

31 mijë shqiptarë u kapën pa leje në BE, 13 mijë u refuzuan të hyjnë

6
0

Azili është për shqiptarët rruga për një të ardhme më të mirë, por rruga për të shkuar në vendet e Europës është e vështirë. Komisioni Europian ka prezantuar raportin e katërt mbi sistemin e liberalizimit të vizave në Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Serbi, Mal i Zi e Bosnjë Hercegovinë. Raporti ka konfirmuar se heqja e regjimit të vizave ka sjell benefite pozitive ekonomike, sociale e kulturore si për vendet anëtare të BE ashtu dhe për vendet partnere. Raporti analizon të dhënat e mbledhura gjatë vitit 2020 e rekomandimet e dhëna në raportin e tretë të Komisionit Europian.

Bilanci i Shqipërisë në vitin 2020

6970 shqiptarë kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në vendet anëtare të Bashkimit Evropian

31 630 shtetas shqiptarë janë kapur me leje të parregullt qëndrimi në vendet anëtare të BE

13 265 shqiptarëve i është refuzuar kërkesa për të hyrë në territorin e vendeve të BE

23 235 janë vendime riatdhesimi të shtetasve shqiptarë

9755 janë riatdhesime fiktive të shtetasve shqiptarë

1429 shqiptarë janë sinjalizuar për kapërcim kufijsh në mënyrë të parregullt.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit