Home Bota 32 vite më pa...

32 vite më parë, Shën Nënë Tereza mori nënshtetësinë shqiptare

86
0

32 vite më parë, pra më 14 shkurt të vitit 1990, Shën Nënë Tereza mori nënshtetësinë shqiptare. Nënë Tereza e Kalkutës, shenjtorja shqiptare, me veprat e saj të panumërta të bamirësisë dhe shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe përkujdesjes arriti të pushtojë botën dhe të fitojë çmimin Nobel për Paqen.

Gruaja me një fizik shumë të vogël, por me zemër tepër të madhe që pushtoi tërë botën lindi më 26 gusht 1910 në Shkup dhe vdiq më 5 shtator 1997 në Kalkuta të Indisë. Gonxhja ishte fëmija i tretë që vinte si fryt i kurorës së vënë mes Nikollë Bojaxhiut nga Mirdita dhe Drane Barnajt nga Gjakova.

Nënë Tereza mbylli sytë përgjithmonë më 5 shtator 1997. U shpall “E Lume” nga Papa Shën Gjon Pali II më 19 tetor 2003, ndërsa shenjtëria e saj u përjetësua edhe me titull nga Papa Françesku më 4 shtator 2016.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit