Home Kultura 34 vite nga v...

34 vite nga vdekja e poetit të madh Lasgush Poradeci

22
0

34 vite më parë u nda nga jeta poeti i madh shqiptar Lasgush Poradeci. Pseudonimi letrar me të cilin njihet vjen nga rrudhja e emrit të tij përfshi atësinë, Llazar Sotir Gusho (La-S-Gush) dhe si mbiemër ka përdorur etnonimin e vendlindjes, Poradeci.

Përveçse poet, ai ishte edhe një intelektual i mprehtë. Veprimtaria e tij shtrihet në poezi, shkrim dhe përkthime. Lasgush Poradeci trajtoi tema universale, me koncepte humane e kozmike që nuk ishin shumë të hasura në letrat shqipe. Si një poet që jetoi Rilindjen në periudhën e shpërthimit të kryengritjeve të mëdha për liri, temat atdhetare janë të pranishme në veprën e tij.

Më 12 nëntor të vitit 1987, Lasgush Poradeci vdiq, duke lënë pas një krijimtari të bukur, e cila kishte fituar zemrën e lexuesit dhe kishte tërhequr vëmendjen e disa studiuesve të shquar të kulturës sonë si Eqrem Çabej, Skënder Luarasi, Mitrush Kuteli, Sabri Hamiti, Ismail Kadare etj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit