Home Aktualitet 35-vjeçari hu...

35-vjeçari humb jetën duke prerë pemët, punonte në pedonalen e plazhit

46
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 35-vjeçar, punonjës i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, ka humbur jetën teksa punonte.

35-vjeçari ka qenë duke punuar për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13 dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës e për pasojë ka humbur jetën.

”Durrës/Informacion paraprak: Gjatë punës për prerjen e degëve të pemëve në lagjen nr. 13, është rrëzuar dhe ka rënë nga koshi i vinçit të punës, punonjësi i firmës që po kryen punime për ndërtimin e pedonales në plazhin e Durrësit, shtetasi A.L, 35-vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë së Durrësit.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit