Home Kuriozitete 36.6% e shqip...

36.6% e shqiptarëve janë beqarë, dominojnë meshkujt

25
0

Në 2024, martesa duket se po del nga moda!

Në Shqipëri, martesa dhe struktura familjare janë në transformim të vazhdueshëm, reflektim i ndryshimeve demografike dhe sociale në vendin tonë. Sipas të dhënave nga Institutit i Statistikave (INSTAT), 36.6 % e popullsisë janë beqarë. Të dhënat e Censit tregojnë se përqindja e individëve beqarë është më e lartë deri në moshën 30 vjeç.

Ky fenomen tregon se moshat e reja po e shtyjnë procesin e martesës, duke reflektuar një trend global ku njerëzit zgjedhin të martohen më vonë për shkaqe të ndryshme socio-ekonomike dhe kulturore.

Në grupmoshën 45-64 vjeç, rreth 88% e individëve janë në statusin të martuar.

Një aspekt i rëndësishëm që dallohet nga të dhënat është ndarja gjinore në popullsinë beqare. Edhe pse femrat përbëjnë shumicën në popullsi me 50.4%, meshkujt dominojnë në numër në kategorinë e beqarëve. Kështu, nga popullsia e pamartuar, 58.5 % janë meshkuj dhe 41.5 % janë femra.

Ndryshimet në strukturën e martesave dhe familjes në Shqipëri reflektojnë përshtatjet ndaj kushteve moderne dhe ndikimeve globale në shoqëri. Këto transformime sjellin sfida të reja dhe mundësi për politikat sociale dhe familjare në të ardhmen, për të mbështetur nevojat e një popullate që po ndryshon.

Martesat e vona tashmë po shoqërohen edhe me rritjen e moshës për lindjen e parë, duke sjellë një ulje të lindshmërisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit