Home Sporti 4 pikë në 2 n...

4 pikë në 2 ndeshje, Shqipëria fiton 3 pozicione në renditjen e FIFA-s

25
0

4 pikë në 2 sfidat e fundit të shtatorit, kundër Republikës Çeke dhe Polonisë, kanë bërë që Shqipëria të përmirësojë pozicionin në renditjen e FIFA-s. Ky ishte një muaj i bekuar për futbollin kuqezi pasi Shqipëria fiton tre pozicione në përditësimin e fundit, tashmë renditen në vendin e 62-të.

Me tre ndeshje të tjera në dispozicion, plus miqësoret, Shqipëria ka ende shanse të përmirësojë pozicionin e saj në renditjen e FIFA-s. Lewandowski me shokë humbasin katër vende në renditjen e FIFA-s, tashmë pozicionohen në vendin e 30-të.

Republika Çeke pozicionohet në vendin e 37-të. Kosova humbet edhe dy pozicione, duke u renditur në vendin e 111. Nuk ka ndryshime në lidhje me kreun e FIFA, Argjentina renditet në vendin e parë, e ndjekur nga Franca dhe Brazili.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit