Home Magazine 4 shenjat e h...

4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë një verë të zjarrtë

1
0

Stina e verës është ideale për të guxuar më shumë drejt njohjeve të reja, flirtimeve dhe lidhjeve pasionante. Sipas astrologëve, në aspektin sentimental, këtë verë do të jenë më të favorizuar:

Gaforrja-Është koha ta lini veten të lirë dhe të shijoni kënaqësitë e jetës. Afërdita, perëndesha e Dashurisë ju favorizon në marrëdhëniet erotike. Ditë të nxehta, plotë pasion dhe shumë dashuri ju presin këtë verë.

Virgjëresha-Nuk është keq të argëtoheni pak. Mos mendoni tërë kohës për punën, pasi këtë verë ju troket derën e zemrës një person, që nuk do t’ju lërë aspak indiferentë.

Bricjapi-Më në fund pranoni ndjenjat tuaja më të zjarrta. Yjet ju favorizojnë në dashuri, por mos u nxitoni. Kushtojini rëndësi mënyrës se si ju bën te ndiheni personi, që ju intereson. Dashuria do ju ‘trondisë themelet’ dhe do të jetë më shumë se entuziazëm.

Peshqit-Rrezatoni dhe kjo vërehet nga të gjithë. Jeni magnet për shume personale, sidomos në vendin e punës. Kujdes, sepse pretendentët për jetën tuaj erotike do jenë disa. Kështu që, është në dorën tuaj të zgjidhni më të mirin. Mos nguroni të shprehni dëshirat tuaja më pasionante.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit