Home Sporti 4 vjeçari i b...

4 vjeçari i bashkohet Arsenalit, edhe pse është ende në kopsht (VIDEO)

216
0

Arsenali ka rekrutuar në radhët e tij një talent shumë të ri në futboll, i cili është ende në kopsht. Zayn Ali Salman është vetëm 4 vjeç dhe tërhoqi vëmendjen e një prej klubeve më në zë të Londrës falë talentit të tij dhe dëshirës për të luajtur futboll. Babai i djaloshit 4-vjeçar nuk ndihet i befasuar, teksa thekson se djali i tij është ndryshe nga fëmijët e tjerë.

“E kuptova në momentin që ai lindi. Ai ka një ekuilibër të jashtëzakonshëm megjithëse ai është ende i vogël. Arsenali nuk është menduar aspak për moshën e tij të vogël, pasi e konsideron atë me shumë potencial për të ardhmen”, tregoi babai i 5-vjeçarit për “BBC Sport”.

Ai është lojtari më i vogël që është rekrutuar në akademinë e Arsenalit, por që ka aftësi për të luajtur me fëmijë të tjerë më të mëdhenj.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit