Home Aktualitet 42-vjeçarja k...

42-vjeçarja kyç gojën për bebin, befason burri: Se dija që ishte shtatzënë

332
0

Leta K. 42 vjeçe nga fshati Tapizë i Krujës po hetohet për vrasjen e foshnjës që lindi në kushte shtëpie. Ajo e futi trupin e pajetë në qesen e plehrave dhe e hodhi në lumin e Tapizës. Ngjarja u zbulua vetëm pasi ajo shkoi të merrte ndihmë mjekësore në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe më pas është zbuluar se ajo ka kryer një lindje. 42-vjeçarja nuk ka pranuar që të flasë para policisë për arsyet që e shtynë të ndërmarrë këtë akt makabër.

Mësohet se askush nuk e dinte për shtatzëninë, madje edhe bashkëshorti në polici ka dëshmuar se nuk e dinte që kishte gruan shtatzënë. Policia e ka marrë me dyshime dëshminë e tij dhe për të po bëhen verifikime. 42-vjeçarja aktualisht ndodhet në masë arresti në një spital në Tiranë.

42-vjeçarja është nënë e 5 fëmijëve, më e madhja prej tyre 22-vjeç. Nëna ka pretenduar se e ka lindur foshnjën në banesë pa shenja jete, ndaj e ka flakur në lum. Vajza që dyshohet se bashkëpunoi me nënën, ka deklaruar se nuk kishte dijeni se çfarë kishte qesja brenda.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore Tapizë, thotë se nuk kanë pasur dijeni për shtatzëninë e 42-vjeçares, pasi ajo nuk është paraqitur kurrë në për vizitë në Qendrën Shëndetësore.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit