Home ShowBiz 5 personazhet...

5 personazhet më të pëlqyer në Instagram për këtë javë, Luiz Ejlli vendos një Rekord

866
0

Personazhet shqiptarë dhe të huaj që janë pëlqyer më shumë nga publiku gjatë kësaj jave. Instagrami këtë javë është ”pushtuar” nga ”Big Brother Albania Vip 2” dhe emri kryesor është padyshim këngëtari Luiz Ejlli.

Luiz Ejlli

1-Një nga protagonistët e këtij sezoni të “Big Brother VIP” është këngëtari Luiz Ejlli. Që pas spektaklit të së martës, ai është kryefjala e këtyre ditëve lidhur me situatën e krijuar që tronditi opinionin publik. Ai ka fituar mbi 80 mijë ndjekës për pak ditë që kur filloi edicioni i “BBV”, duke vendosuir edhe një rekord shqiptar. Faqja e tij numëron 130 mijë ndjekës në Instagram.

Kiara Tito

2-Kiara Tito, një nga banoret e “Big Brother VIP” ka qenë një ndër emrat më të përfolur ditët e fundit, së bashku me Luiz Ejllin që ka shprehur një pëlqim për të. Ajo ka shtuar 9 mijë ndjekës këtë javë.

Sara Hoxha

3-Sara Hoxha pasi fitoi “Dancing With The Stars” duket se po e merr këtë periudhë për të pushuar së bashku me Ledrin dhe vogëlushen e tyre. Ajo ka fituar 6 mijë ndjekës.

Bjordi Mezini

4-Bjordi Mezini është një nga banorët që ka hyrë këtë javë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Kjo nuk është një eksperiencë e panjohur për të pasi ai ka qenë konkurrent në “Big Brother 1”. Ai ka fituar 5.1 mijë ndjekës.

Donald Veshaj

5-Donald Veshaj ditët e fundit ka qenë duke shijuar pushimet me partneren e tij, Bora Zemanin. Ai ka fituar 5 mijë ndjekës këtë javë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit