Home Aktualitet 50 vjetori i ...

50 vjetori i Revoltës së Spaçit, Basha: Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë

504
0

Lulzim Basha ka ndarë një mesazh me rastin e 50-vjetorit të revoltës së Spaçit. Basha shkruan se është një ndër lëvizjet më të forta antikomuniste përballë regjimit famëkeq në Shqipëri.

“Kryengritja e Spaçit shënon një nga lëvizjet më të forta antikomuniste gjatë regjimit famëkeq në Shqipëri. Heronjtë e kësaj revolte do të mbeten përherë simbol i përpjekjes së shqiptarëve për t’u ndarë nga komunizmi.

Burrat që u ngritën kundër regjimit gjakatar në një nga burgjet më famëkeqe komuniste, dëshmuan vendosmërinë për t’iu kundërvënë propagandës dhe mizorisë famëkeqe.

Ata qëndruan, luftuan dhe nuk u dorëzuan, duke vënë interesat më të larta të vendit mbi fatin e tyre personal. Mirënjohje përjetë heronjve që u sakrifikuan në emër të lirisë”,-shkroi Basha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit