Home Aktualitet 52 personat n...

52 personat në trafik droge, zbardhet dosja hetimore

2
0

52 persona janë të përfshirë në grupet kriminale që merreshin me trafik droge në zona të ndryshme të Elbasanit. Ata shpërndanin lëndë narkotike të llojit kokainë, heroinë, ekstazi dhe kanabis që e përpunonin dhe e përgatisnin në doza të vogla, gati për shitje.

Skema është zbuluar nga një agjenti i infiltruar i policisë dhe prokurorisë me simbolin ‘K’ që blinte drogë dhe zbulonte se si e kryej shitja e lëndëve narkotike.

Fillimisht bleu 2 qese kokainë me 10 maj nga Igli Merko e më pas nga shumica e personave të përfshirë në role të ndryshme. Për tu kamufluar dhe mos rënë në sy droga shpërndahej dhe vendosej në shishe uji ose paketë cigaresh.

”Agjenti i autorizuar rreth orës 19:30 në rrugën “Belul Berisha” ndaloi para një bar-kafe, ku u afrua te një automjet tip Audi me targa AB-991-ZZ, i cili drejtohej nga shtetasi Igli Merko dhe pasi biseduan për pak sekonda shtetasi Igli Merko me automjetin me targa AB-991 -ZZ u fut në një rrugice përballë një bar-kafe, ndërsa agjenti i autorizuar qëndroi duke e pritur ne hyrje te rrugicës, ne trotuar, pas rreth 3 minutash shtetasi Igli Merko doli nga dera e një banese aty pranë dhe pasi takoj agjentin e autorizuar i dha diçka në dorë“- thuhet në dosje.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit