Home Aktualitet 550 artistë p...

550 artistë performojnë sonte në koncertin “Folk Fest”, por ka edhe një surprizë

106
0

Festimet për 111-vjetorin e Pavarësisë vijojnë mbrëmjen e kësaj të marte me koncertin “Folk Fest”, që zhvillohet në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit. Por çfarë pritet të ofrojë ky koncert. Detajet i tregon Arlinda Kondi, këshilltare e Ministres së Kulturës. Ajo zbulon edhe një surprizë. “Është për shembull këngëtarja Shkurte Fezaj, që do të këndojë të famshmen “Mora fjalë”.

“Sonte në një program prej pothuaj 2 orësh shumë të ngjeshura do performojnë një pjesë e më të mirave të Festivalit të Gjirokastrës, i cili pati një sukses të jashtëzakonshëm, do e risjellim në skenën e TKOB, që për shkak të kushteve atmosferike zhvendoset në këtë sallë fatkeqësisht. Gjithsesi dua të theksoj se do të jetë edhe një skenë e cila është vendosur tashmë dhe në ekranet aty paralelisht do të shfaqet edhe për njerëzit që nuk do mund të futen këtu dhe ta ndjekin, pra do të mund ta ndjekin nga sheshi.

Në program parashikohen të marrin pjesë së pari Ansambli Shtetëror i Këngëve dhe Valleve të Shqipërisë, i cili ka një program interesant këngësh dhe vallesh nga e gjithë Shqipëria. Më pas për të vazhduar me Ansamblin Shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me shoqatën Rapsha që na sjell një repertor nga Mali i Zi, Ansamblin Shota nga Kosova dhe grupe nga të gjitha qarqet dhe bashkitë e Shqipërisë. Kemi gjithashtu Ansamblin Shqiponja nga arbëreshët, duke bërë kështu një mozaik tërësorë të të gjithë vlerave të traditës së krahinave ku jetojnë shqiptarë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit