Home Aktualitet 56-vjeçari sh...

56-vjeçari shqiptar ka ab*zuar me një vajzë të mitur për 7 vite në Greqi

228
0

Një tjetër rast shokues i abuzimit me të mitur është zbuluar në Greqi. Një 56-vjeçar shqiptar nga Saranda është arrestuar në Athinë për përdhunimin e një vajze të mitur.

Shqiptari identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka abuzuar seksualisht me një vajzë 15-vjeçare që kur ajo ka qenë 8 vjeç.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari kishte përfituar nga njohja dhe shoqëria që kishte me mamanë e vajzës, dhe i shkruante vazhdimisht nëpër aplikacione online, duke i kërkuar foto me përmbajtje seksuale.

Ai u arrestua mëngjesin e së shtunës në Athinë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi prova dixhitale, të tilla si foto, që provojnë abuzimin e tij seksual ndaj vajzës së mitur.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit