Home Aktualitet 57 mijë famil...

57 mijë familje do të preken nga rritja e çmimit të energjisë elektrike

203
0

Thuajse 57 mijë familje shqiptare rrezikojnë të preken nga rritja e energjisë elektrike, pasi konsumojnë mbi 700 KW gjatë një muaji. E thënë ndryshe afro 6.74 % e abonentëve kalojnë fashën e konsumit mbi 700 KW në muaj.

Sipas një studimi të Ministrisë  së Energjetikës, nga 1,092,547 abonentë që janë në total në Shqipëri, 252,567 abonentë kanë konsum “zero” të energjisë.  Konsumatorë aktivë të energjisë elektrike në vend janë 839 980 familje.

Prej disa javësh qeveria ka bërë publike planin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike përmes tarifimit me 2 fasha të energjisë. Për të gjithë ato familje që nuk e kalojnë fashën mbi 700 KW/h energjia do të vijojë të tarifohet me 9.5 lekë/Kwh, ndërsa çdo kilovat i konsumuar mbi këtë fashë do të faturohet me çmimet e tregut, që janë rreth 3.5 herë më të larta.

Ende nuk dihet se kur do të hyjë në fuqi skema e re e llogaritjes së fashave të energjisë. Qeveria ka miratuar vendimin për zgjatjen e periudhës së emergjencës energjetike.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit