Home Bota 59 vajza afga...

59 vajza afgane nga fondacioni i gazetares së “BBC” strehohen në Tiranë

11
0

Yalda Hakim prezantuese e “BBC World News”, u kthye në lajm botëror ditën kur Talebanët u futën në Kabul. Zëdhënësi i tyre e telefonoi kur ajo ishte live në studio dhe Hakim, nuk nguroi ta fus në transmetim përmes celularit të saj.

Yalda Hakim e lindur në Kabul, por me shtetësi australiane ka udhëhequr raportimet për Afganistanin në BBC. Një fondacion në Kabul mban emrin e saj dhe ishte i fokusuar në edukimin e grave dhe vajzave pasi në Afganistan nga 3.7 milion fëmijë që janë të pashkolluar prej tyre 60% janë vajza.

Në Twitter gazetarja dhe prezantuesja e BBC Yalda Hakim thotë “Mbërritën. Faleminderit kryeministrit Rama, Ambasadës Amerikane në Shqipëri, Katari Airlines dhe organizatës Schmidt Future për njerëzit të detyruar të linin shtëpitë e tyre dhe të mikpriteshin në Tiranë Shqipëri me dinjitet dhe humanizëm që e meritojnë”.

Ardhja e tyre në Shqipëri u mundësua nga mbështetja financiare e logjistike e organizatës Schmidt Future e cila drejtohet nga Eric Braverman i cili në të shkuarën ka drejtuar Klinton Foundation themeluar nga ish presidenti Bill Klinton dhe bashkëshortja Hillary.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit