Home Aktualitet 6 dhjetori, B...

6 dhjetori, Bamir Topi: Opozita në të drejtën e saj të protestojë. Qeveria do t’i japë konotacion negativ

278
0

Ish-presidenti Bamir Topi, protestën e thirrur nga Sali Berisha me 6 dhjetor ditën kur në Tiranë do të mbahet samiti i BE-Ballkani Perëndimor, e konsideron të drejtë legjitime. Për të qeveria do që t’i japë konotacion negativ.

”Mbajtja e samitit është një vendimmarrje e BE-së për ti dhënë rëndësinë e duhur dhe për të krijuar një dominant të ri lidhur me situatën në Ballkan. Ballkani nuk ka qenë në prioritete e BE-së. Unë besoj se ka pasur një vullnet ku dominant është BE.

Unë besoj se vetë politika e BE-së formimi i tyre, i cili nuk është një formim dosido, por përfaqësojnë vende shumë të rëndësishëm demokratike.

Besoj se një nga parimet është e drejta për të protestuar. Dikush mundohet ti japë një konotacion negativ nga qeveria. Nga ana tjetër në parim, çdo njeri duhet të demonstroje një interes politik. Kur themi për opozitën nuk besoj se është vetëm një përfaqësim i disa individëve, por duhet të shihet si institucion”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit