Home Kronike 6 në 10 shqip...

6 në 10 shqiptarë të kthyer nga Anglia, punonin në ”shtëpitë e barit”. Policia gjen ”fajtorin”

132
0

”Shtëpitë e barit” dhe shqiptarët në Britaninë e Madhe, janë të lidhur bashkë. Në çdo 10 shqiptarë që deportohen nga Britania, 6 punojnë në të ashtuquajturat “shtëpi bari”, që merren me kultivimin e bimëve narkotike.

Statistikat u dhanë nga Ministra e Brendshme në Komisionin e Ligjeve, ku po shqyrtohej marrëveshja e re me Britaninë e Madhe kundër emigracionit të paligjshëm. “Janë 1500 të burgosur shtetas shqiptar në Britaninë e Madhe. Gjatë janar-gushtit 2022 janë kthyer në kuadër të bashkëpunimit 529 persona. 340 persona kultivim i bimëve narkotike”, tha zv/ministri i Brendshëm, Andi Mahila.

Drejtori i kufirit dhe migracionit në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku, bëri përgjegjës rrjetet sociale për shtimin e emigrimit të paligjshëm drejt Anglisë. ”Ka pasur tendenca qoftë nëpërmjet rrjeteve sociale për të angazhuar grupet kriminale për të madhe një numër më të madh për të rritur fitimet e tyre. Ka një gjë tjetër, që rrjetet sociale nuk shprehen për goditjet që janë bërë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit