Home Aktualitet 7 operacione ...

7 operacione antidrogë në vend, Policia tregon edhe detajet

87
0

Policia e Shtetit ka finalizuar ditën e sotme 7 operacione antidrogë në qarqe të ndryshme të vendit, duke ndërhyrë në disa plantacione kanabisi e duke ndaluar shpërndarjen e kokainës. Në Skrapar, në kuadër të operacionit “Tomorri”, u asgjësuan 1000 bimë dhe fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa, si dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të tyre.

Në Elbasan, në kuadër të operacionit “Krasta”, u asgjësuan 160 bimë narkotike cannabis sativa, u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të tyre, si dhe u proceduan penalisht 2 inspektorë pyjesh dhe 1 kryetar fshati. Në Librazhd, në vijim të operacionit “Çereshta”, u asgjësuan 92 bimë narkotike cannabis sativa dhe u sekuestruan 2 qese me lëndë narkotike cannabis sativa, që dyshohet se ishin në posedim të 2 shtetasve të shpallur në kërkim gjatë fazës së parë të këtij operacioni;

Në Lezhë, në kuadër të operacionit “Imazhi”, u asgjësuan 330 bimë narkotike cannabis sativa. Në Krujë, në kuadër të operacionit “Territor i pastër”, u asgjësuan 195 bimë narkotike cannabis sativa. Në Tiranë, në kuadër të operacionit “Blue avenue”, u vu në pranga një 45-vjeçar që shpërndante doza kokaine dhe mbante armë gjahu në banesë. Dozat e kokainës dhe arma e gjahut u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në Korçë, në kuadër të operacionit “Denasi”, u vunë në pranga 3 shtetas, bashkëpunëtorë për kultivim dhe prodhim të kanabisit. U sekuestruan bimë dhe lëndë narkotike, si dhe 2 armë gjahu që posedoheshin pa autorizim, nga njëri prej të arrestuarve.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit