Home Aktualitet 80% e student...

80% e studentëve duan të largohen nga Shqipëria

10
0

Ndonëse në Shqipëri do të vijnë refugjatët nga Afganistani, por në vend çdo ditë e më shumë dëgjojmë të rinjtë që kërkojnë të largohen drejt vende të Europës.

Një anketë e Qendrës për Studime Ekonomike dhe Sociale doli me rezultatin se rreth 80% e studentëve shqiptarë dëshirojnë të largohen nga vendi dhe gati 60% e maturantëve po planifikojnë të ikin nga Shqipëria. Rreth 95% e të rinjve të larguar për studime jashtë Shqipërisë, nuk dëshirojnë të kthehen më në vendin e tyre.

Prej vitesh të rinjtë kanë humbur shpresën te vendi i tyre dhe dëshirojnë të largohen për një punë më të paguar, për një ekonomi më të qëndrueshme, për arsim më cilësor, për ligje të zbatueshme, për shërbime pa korrupsion, për vlerësim bazuar në aftësitë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit