Del që reperi Kozak është rrëmbyer me të vërtetë nga shokët e një reperi kundërshtar, me të cilin ka pasur shkëmbime ofendimesh në rrjetet sociale.
Ai është futur me forcë në makinën e tyre, ndërkohë që në Instagram dhe YouTube është publikuar videoja ku Kozak keqtrajtohet dhe turpërohet nga 4 persona.
Policia e Tiranës informon duke thënë se e ka gjetur reperin dhe e kanë shoqëruar në komisariat për të dhënë deklarimin e tij në lidhje me ngjarjen. Është bërë identifikimi i autorëve të ngjarjes dhe po punohet për kapjen e tyre.
Rrëmbimi i “mbretit” të Instagramit, policia e Tiranës zbarkon në Allias (VIDEO)