Interesimi për derbin Tirana-Partizani është shumë i madh. Edhe pse jemi disa ditë larg, atmosfera e derbit ndjehet jo pak në kryeqytet dhe kjo konfirmohet më së miri nga ecuria e shitjes së biletave për në stadiumin “Air Albania”.
Supersport mëson se deri mbrëmjen e të mërkurës janë shitur rreth 6000 bileta, ndërsa zbulohet se edhe në sektorin e dedikuar për tifozët e Partizanit janë shitur më shumë se gjysma e biletave të vëna në dispozicion.
Kapaciteti i “Air Albanias” është 22 mijë vende, megjithatë rregullat në kushtet e pandemisë parashikojnë hapjen e stadiumit deri në masën 30%. Gjithsesi nisur nga interesi i lartë, drejtuesit e klubit bardheblu po negociojnë me institucionet shëndetësore për një hapje më të madhe.
Do të kemi supër ndeshje.