Skuadra e Romës së fundmi sipas Corriere dello Sport, ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh që ka ardhur nga Neëcastle për Lorenzo Pellegrinin
Klubi verdhekuq nuk ka menduar që të ndahet me kapitenin, por forma mjaft e mirë në sezonin e fundit ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve. Roma k vendosur që t’u thotë “jo” dhe madje do t’i ofrojë lojtarit fanellën me numrin 10.
Deri më tani ky numër nuk është mbajtur nga asnjë që nga largimi i Francesco Tottit. Fillimisht u mendua që ta mbante Dybala, por argjentinasi nuk ka dhënë asnjë sinjal se dëshiron t’u bashkohet verdhekuqve, ndaj dhe do i besohet Pellegrinit roli i liderit. /R.Lika-Koha Jonë/