Pas refuzimit të kryeministrit Edi Rama për të shkuar në interpelancë me opozitën për dosjen ”McGonigal”, bëri që Partia Demokratike të mbledhur firmat e nevojshme për të kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor.
Nga ky reagim kryeministror erdhi edhe fakti që 42 deputetë demokratë janë bashkuar dhe kanë firmosur për ngritjen e këtij komisioni.
PD kërkon ngritjen e këtij Komisioni në mënyrë që të verifikohet ligjshmëria e kontakteve dhe marrëdhënieve të kryeministrit Edi Rama me agjentin e FBI-së, Chareles McGonigal, Dorian Duckën e Agron Nezën, si dhe përfshirja e tyre në marrëdhënie dhe ndërveprim me McGonigal dhe oligarkun rus, Oleg Deripaska.
41 firma nga PD nuk janë pak dhe kjo tregon se mos vajtja e kryeministrit sot në seancë i bashkoi edhe kundërshtarët në PD.