Florjan Përgjoni ishte protagonisti kryesor i Tiranës në sfidën ndaj Egnatias. Lojtari zhbllokoi sfidën dhe më pas në rolin e portierit ruajti fitoren e bardhebluve në Rrogozhinë.
“Ishte kënaqësi dhe jam shumë i lumtur për fitoren edhe për golin. Shpresoj që të vazhdoj kështu, sepse është rrugë shumë e gjatë. Duhet të jap maksimumin çdo ndeshje, që të marrim më të mirën. Jemi në rrugë të mbarë.
Eksperienca në portë? Ishte hera e parë dhe mu duk e çuditshme, por rezultoi mirë. Do ta provoj më shumë këtë rolin e portierit.
Pasardhësi i Ismajlgecit? Faleminderit, është përgjegjësi të luash për këtë fanellë, unë do të jap maksimumin në çdo ndeshje dhe ishalla na ecën sa më mirë.
Babai tifoz i Partizanit? Është kthyer në tifoz të Tiranës tashmë”, tha Përgjoni.