Dëmtim i rëndë për yllin e Liverpoolit gjatë sfidës kundër PSG
Sulmuesi francez Hugo Ekitike ka pësuar një dëmtim të rëndë gjatë ndeshjes së kthimit të çerekfinaleve të UEFA Champions League mes Liverpool dhe Paris Saint-Germain, e zhvilluar në Anfield.
Futbollisti u detyrua të largohej nga fusha që në pjesën e parë, pas një rënieje në minutën e 27-të, e cila dyshohet se i ka shkaktuar probleme serioze në këmbën e djathtë. Ekitike mori menjëherë ndihmën e stafit mjekësor dhe u transportua jashtë fushës me barelë, duke rritur shqetësimet për gjendjen e tij.
Alarmi u shtua edhe më shumë nga deklaratat e trajnerit të Liverpool-it, Arne Slot, i cili pas ndeshjes u shpreh: “Nuk duket mirë, përkundrazi, duket vërtet serioze”, duke theksuar se do të nevojiten ekzaminime të tjera për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.
Ky dëmtim mund të ketë pasoja të rëndësishme si për klubin anglez, që është në garë për një vend në edicionin e ardhshëm të Champions League, ashtu edhe për kombëtaren franceze në prag të kompeticioneve të ardhshme madhore.
Sa i përket ndeshjes, Paris Saint-Germain triumfoi me rezultatin 2-0 në transfertë ndaj Liverpool, duke siguruar kualifikimin në gjysmëfinale me rezultat të përgjithshëm 4-0.
KOHA JONË SONDAZH

