Dortmund mund me poker Freiburgun dhe siguron Championsin
Pas dy humbjeve radhazi, Borussia Dortmund është rikthyer në mënyrë bindëse te fitorja, duke mposhtur 4-0 Freiburg në shtëpi. Verdhezinjtë e nisën ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me Maximilian Beier, i cili shfrytëzoi asistin e Ramy Bensebaini për të tundur rrjetën.
Vetëm gjashtë minuta më vonë, Julian Brandt krosoi saktë në zonë dhe Serhou Guirassy nuk gaboi, duke dyfishuar shifrat. Dominimi i Dortmund vazhdoi edhe më tej, teksa në minutën e 31-të ishte sërish protagonist Ramy Bensebaini, i cili realizoi me kokë pas një goditjeje këndi, duke mbyllur pjesën e parë në avantazhin 3-0.
Në pjesën e dytë, ritmi ra disi, por vendasit arritën të vulosin rezultatin në minutën e 87-të me golin e Fábio Silva, që çoi shifrat në 4-0.
Falë kësaj fitoreje, Borussia Dortmund siguron matematikisht një vend në UEFA Champions League për sezonin e ardhshëm.
KOHA JONË SONDAZH

