Ylli Manjani: Ata politikanë që bëjnë kallzime penale kundër kundërshtarëve apo kolegëve… Fuksa 1200 lekësh janë!

Ylli Manjani ka postuar në profilin e tij në Facebook një qëndim të ashpër ndaj ata politikanë që bëjnë kallzime penale kundër kundërshtarëve apo kolegëve, të cilët ai nuk ka nguruar t’i etiketoj si “Fuksa 1200 lekësh”.

Postimi i Ylli Manjanit”
Ata që merren me politikë dhe bëjnë kallëzime penale kundër kundërshtarëve apo edhe kolegëve politikë, nuk kanë patur e as do kenë ndonjëherë respektin tim.
Ata janë popull kot. Janë të paaftë të ndeshen politikisht, ndaj përdorin mjete penale për të luftuar politikanin tjetër.
Të rinjtë në politikë e kanë më të spikatur këtë sjellje. Ata kanë lindur dështakë dhe nuk janë për politikë. Fuksa 1200 lekësh janë!
Jam 100 % dakord që të thirren të gjithë këta kallëzues të zellshëm në sallat e gjyqeve dhe, nën betim të dëshmojnë para gjykatës. Atë burrëri që nuk e tregojnë në politikë, të paktën të japin spjegime me pasojë penale për atë që bëjnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pa asnjë dyshim kallëzimi penal nuk është instrument i ndershmërisë dhe burrërisë politike. Ata që e bëjnë janë defiçentë politikë.
Nga ana tjetër, të rregjistrosh proçedim penal dhe të ushtrosh ndjekje penale me kallëzime e kallëzues politikë e bën drejtësinë shumë politike dhe të cënueshme nga pikpmaja e standarteve ligjore.
Kallëzimet politike janë mllef, jo denoncim faktesh penale. Nuk mund të uajtrohet ndjekje penale mbi bazë mllefi hakmarrës, sepse e bën edhe drejtësinë të tillë, pra hakmarrëse.
Në fakt, edhe me çkemi parë deri më sot, çështjet e nisura me kallëzues politikë nuk kanë qullosur asgjë, përveç arrestimeve për llogari politike të turmave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo nuk është drejtësi dhe, për këtë përgjegjësia nuk është më tek kallëzuesit politikë, por tek drejrësia që e ka ulur stekën shumë.
Politikanët mund të jenë kallëzues dhe kjo nuk i bën burra të mirë, por drejtësia është kryefjala dhe duhet të frenohet në ushtrimin e kësaj praktike.
Kallëzuesit politikë, anonimët dhe popullorët, nuk mund të jenë sebepi për të filluar proçedime penale. Në çdo tekst juridik normal thuhet kjo gjë..

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?