Makina përplas 3 fëmijë, ndërrojnë jetë 2 prej tyre. Një tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore
Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës ku një automjet ka përplasur tre fëmijë të moshës rreth 10–13 vjeç.
Dy prej fëmijëve kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të marra, ndërsa një tjetër ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa fëmijët kanë qenë duke luajtur në lagje. Drejtuesi i mjetit pas aksidentit ka braktisur makinën dhe është larguar, por me vonë u arrestua nga forcat e policisë. Ai rrezikon deri në 25 vite burg.
Zbardhet identiteti i autorit të aksidentit me 2 djem 10-vjeçarë të vdekur dhe 1 tjetër në gjendje të rëndë në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mesditën e sotme.
Ai është 57-vjeçari Nikoll Radaçi, banor i zonës.
Tre djemtë e mitur po luanin në trotuar teksa drejtuesi i automjetit 57-vjeçari Nikoll Radaçi, ka ardhur drejt tyre me shpejtësi të lartë duke përplasur për vdekje 2 prej tyre.
Më pas ai është përplasur me një automjet tjetër.
Në vendgjarje ka mbetur automjeti që ka shkaktuar aksidentin dhe topi me të cilin fëmijët kanë qenë duke luajtur.
Banorët thonë se makina ishte duke lëvizur me shpejtësi të lartë ndërsa ankohen se kjo ndodh shpesh në këtë zonë.
“Ishin fëmijët e lagjes sonë. Shoferi iku me vrap. Unë s’kam parë në jetën time kështu. Tre fëmijë”, tregon një banor.
“Nuk ka më keq se kaq. Tragjedi e madhe. Shteti duhet të marrë masa menjëherë. Ne të gjithë natën rrimë pa gjumë. Këtë gjë e ka bërë gjithmonë ky shoferi”, tha një banori i zonës.
Aksidentet po shtohen pasi shoferët ecin shumë shpejt dhe nuk respektojnë shenjat e trafikut, sikurse ka edhe shoferë të droguar apo të pirë.

Njoftimi i plotë i policisë:
Rreth orës 14:20, në lagjen nr. 15, në Durrës, një automjet i drejtuar nga shtetasi N. R., rreth 57 vjeç, ka aksidentuar tre fëmijë të mitur, të moshës rreth 10 vjeç.
Si pasojë e aksidentit, dy prej të miturve kanë humbur jetën, ndërsa i mituri tjetër është në gjendje të rëndë dhe po transportohet për ndihmë më të specializuar në Tiranë.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

KOHA JONË SONDAZH

