Spahiu: Demokratët e braktisën sot Berishën, më pak protestues se policë
Protesta e tetë e Sali Berishës para Kryeministrisë ishte ndër më të voglat në historinë e Partisë Demokratike, e cila mund të barazohet lehtësisht me tubimet e partive të reja”,-kështu tha juristi Kreshnik Spahiu.
“Është një përplasje e para e provokuar dhe e iniciuar nga vetë organizatorët për disa arsye, por nga ana tjetër është edhe mbështetur dhe nga policia, që jam e sigurt që aktorët më kryesorë që kanë interes që Berisha të jetë faktor i vetëm përballë qeverisë janë socialistët. I bëj ftesë të gjithë qytetarëve që të mendojnë për një moment një bulevard pa polici, ku ka përballë 2 mijë protestues.
Të jeni të sigurt, ashtu siç erdhën, si pula të lagura, ashtu do largoheshin dhe nuk do mundeshin të pushtonin institucione. Pritshmëria ishte e lartë. Thanë do bëjmë protestën më madhështore. E shikoj në një lloj dyshe sepse Berisha është përballë një pazari të madh historik PD-PS, për të ndryshuar Kushtetutën dhe për të ndryshuar ligjin elektoral, për të asgjësuar për 30-40 vitet e ardhshme çdo lëvizje të re politike. Dhe ashtu siç thanë miqtë e popullit dhe demokratët, braktisën në ditën më të nevojshme dhe e lanë me 1500-2000 protestues”,- tha Spahiu.
KOHA JONË SONDAZH

