Protestat për gjuhën shqipe, Agim Baçi: Politika ka dështuar

Analisti Agim Baçi thotë se protestat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut tregojnë dështimin e politikës për të garantuar funksionalizimin e gjuhës shqipe në institucionet shtetërore. Baçi tha se kërkesat e të rinjve nuk lidhen me një çështje të izoluar, por me zbatimin e të drejtave të fituara ndër vite, përfshirë Marrëveshjen e Ohrit.

“Shqiptarët nuk mund të humbin në paqe atë që fituan me luftë”,-u shpreh ai, duke shtuar se politika shqiptare ka dështuar në mbrojtjen e këtyre të drejtave. Për të gjuha shqipe nuk është në konflikt me gjuhën maqedonase, por e plotëson atë në kuadër të një shteti të përbashkët. Ai kritikon klasën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, duke thënë se nuk ka bërë mjaftueshëm për zbatimin e marrëveshjeve dhe garantimin e përdorimit të gjuhës shqipe në praktikë.

”Shqiptarët në Maqedoni nuk janë emigrantë, janë shtetformues, janë aty, kanë lindur aty, janë trashëgimtarë aty dhe po jetojnë në vendin e tyre domethënë, në atë pjesë. Dhe po kërkojnë asgjë më shumë sesa të përdorin atë gjuhë që i identifikon, dhe pa kundërshtuar pjesën tjetër dhe pa mënuar maqedonishten se imagjino të ndodhë një refuzim në palën e tyre që të mos mësojnë maqedonisht”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?