Pritja e veçantë e kryeministrit në Japoni
Kryesore E Premte, 22 Maj 2026 17:00
“Japoni me Kryeministren e Japonisë Sanae Takaichi”- shkruan kryeministri Rama. Siç dihet Rama ndodhet në vizita zyrtare në Azinë Juglindore, ku fillimisht ishte në Korenë e Jugut dhe tani ndodhet në Japoni.
Ndërsa paradite Rama shkroi: “Nder i veçantë pritja me ceremoninë e lartë shtetërore nga Kryeministrja e Japonisë, Sanae Takaichi, në një moment domethënës për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të partneritetit mes Shqipërisë dhe Japonisë .
Vëmendja dhe interesi i saj ndaj Shqipërisë përbëjnë një vlerësim të rëndësishëm për transformimin dhe përparimin e vendit tonë, si edhe për potencialin e madh të bashkëpunimit mes dy vendeve tona. Ky potencial u pasqyrua qartë në vullnetin e përbashkët për ta zgjeruar partneritetin në fusha me rëndësi strategjike, si ekonomia, teknologjia, energjia, mbrojtja dhe turizmi.
Shqipëria mbështet pa rezervë Strategjinë e Përditësuar të Indo-Paqësorit të Lirë dhe të Hapur, si një vizion që promovon paqen, sigurinë, lirinë e lundrimit, respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe bashkëpunimin mes kombeve në një rajon me rëndësi vendimtare për të ardhmen e botës. Po ashtu, Shqipëria dhe Japonia ndajnë të njëjtin qëndrim të palëkundur në mbështetje të Ukrainës dhe kundër agresionit rus, si një sfidë ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
Ishte kënaqësi e veçantë t’i përcillja Kryeministres Takaichi ftesën për të vizituar Shqipërinë vitin e ardhshëm, jo vetëm për të marrë pjesë në Samitin e NATO-s që do të zhvillohet në vendin tonë, por edhe për një takim dypalësh, me bindjen se miqësia dhe bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Japonisë do të vazhdojnë të forcohen në vitet që vijnë”.

KOHA JONË SONDAZH

