Temperatura të larta në të gjithë vendin, parashikimi i motit për sot

Ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me vranësira të pakta kalimtare që gjatë orëve të mesditës dhe pasdites mund të marrin zhvillim të përkohshëm, veçanërisht në zonat malore të jugut dhe në relievet malore të lindjes.

Në jug të vendit, këto vranësira mund të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët nga mesdita deri në orët e pasdites.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era do të fryjë nga kuadrati verior me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të arrijë deri në 14 m/s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon parashikohet të jetë nga 2 deri në 4 ballë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?