Bashkëpunim Shqipëri-Izrael për laboratorë dhe teknologji në sigurinë ushqimore
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) dhe institucionet homologe izraelite do të intensifikojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë ushqimore, me fokus shkëmbimin e eksperiencave dhe adoptimin e praktikave më të mira ndërkombëtare.
Drejtoresha e Përgjithshme e AKU-së, Blerina Gjylameti, priti sot një delegacion izraelit të kryesuar nga ambasadorja e Izraeli në Shqipëri Galit Peleg, Oren Lavi, Drejtor i Përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë dhe Sigurisë Ushqimore të Izraelit, si edhe Yuval Lipkin, Kreu i Administratës së Sigurisë Ushqimore të Izraelit.
Gjylameti tha se fokusi i takimit ishte bashkëpunimi dypalësh dhe shkëmbimi i eksperiencave për ndërtimin e një modeli sa më efikas në fushën e sigurisë ushqimore. ”Qëllimi ynë është garantimi i standardeve gjithnjë e më të larta të sigurisë ushqimore për konsumatorët, në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare”, u shpreh ajo.
Takimi shënoi një hap të rëndësishëm për forcimin e marrëdhënieve mes institucioneve të të dy vendeve dhe për rritjen e bashkëpunimit në sektorin e sigurisë ushqimore.
KOHA JONË SONDAZH

