FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Qytetari para Kryeministrisë: Gardhet në gjithë Shqipërinë po shemben

Një qytetar tha përballë Kryeministrisë se gardhet po bien anembanë Shqipërisë. Sipas tij, i vetmi gardh që do të vijojë të mbetet, është gardhi që qytetarët i kanë bërë kryeministrit Edi Rama, deri në largimin e këtij të fundit nga pushteti.

Qytetari tha gjithashtu se teksa po protestohet për 23 ditë me radhë, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme. Ai shtoi se përmes këtij projektligji, qeveria do të rrisë taksat për qytetarët e thjeshtë dhe do të zerojë taksat për oligarkët që sipas tij do të ndërtojnë në zona preferenciale.

”Teksa ne protestojmë për 23 ditë me radhë, qeveria ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin për taksimin e pasurive të paluajtshme. Do të rrisë taksat për ne që të mbushë buxhetet e bashkive që kanë vjedhur dhe janë në SPAK dhe do të zerojë taksat për oligarkët që do të ndërtojnë në zona preferenciale. Por gardhet po bien anëmbanë Shqipërisë, nga Zvërneci, në Rrjoll e në Kakome. I vetmi gardh që nuk do të bjerë është gardhi që ne do i bëjmë këtu këtij, derisa ky të ikë në shtëpi”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?