FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Nazarko: Kërkesat për qeverinë tregojnë që protesta ka pjekuri

Madhështore dhe unikale e ka cilësuar gazetari Mentor Nazarko protestën e qytetarëve. Ai tha se 5 kërkesat e tyre tregojnë pjekuri, pasi kanë prekur problemet më të mëdha të këtij modeli ekonomik, të kësaj shoqërie dhe të kësaj klase politike. Nazarko tha gjithashtu se organziatorët janë më shumë se ata që marrin mikrofonin.

“Kjo protestë është aq madhështore dhe shumë përfaqësuese. Gjejmë brenda saj elementë pozitivë. Madhështia e protestës është ofrimi i një lloj emëruesi të përbashkët; goditje e sistemit, krizë sistemike, krizë përfaqësimi, goditje e modelit të përfaqësimit goditje e modelit tonë zhvillimor krizë sistemi goditje për shumicën dhe për opozitën. Kjo është diçka që të entuziazmon. Kur shkojmë te kërkesat me gjithë dyshimin për modelin e organizimit të protestës edhe kërkesat janë dëshmi e pjekurisë të atyre që identifikohen publikisht si organizatorë.

Unë mendoj që pas atyre ka një grup nejrëzit që bëjnë mbledhje periodike. Nuk janë vetëm ata 3 që kontrollojnë mikrofonin. Ka një lloj pjekurie edhe pse nuk dalin publikisht. Këto kërkesa janë emëruesi i përbashkët i të gjithë rrymave të kësaj proteste historike e unikale në këto 35 vjet. Pse i quaj shenjë pjekurie? Janë të gjitha me propozim me karakter sistemik, janë koherente me ecurinë e protestës. Kanë prekur në mënyrë transversale ato që janë problemet më të mëdha të të këtij modeli ekonomik, të kësaj shoqërie, të kësaj klase politike”, u shpreh Nazarko në A2 CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nazarko ngriti pikëpyetje mbi mënyrën se si mund të realizohen këto objektiva, duke theksuar se ndryshimet kushtetuese dhe ligjore kërkojnë procese parlamentare dhe instrumente politike konkrete. “Është problemi se si do t’i realizojnë ata, cili është modeli që ata t’i realizojnë këto kërkesa. Kjo është kjo është një pikëpyetje e madhe, sepse për të shkuar, për të realizuar duhet të përdorësh ato instrumente që të jep sistemi politik.

Swiss Digital Mobile Reklama

S’ka rrugë tjetër. Domethënë ose të jetë një protestë e tillë që ta detyrojë qeverinë që të tërhiqet, por prapë se prapë është një proces. Ndryshimi i kushtetutës është një proces, amendimi i ligjeve është një proces i cili kalon nga parlamenti dhe ne e dimë se sa vështirësi, se sa pengesa ka ndryshimi i kushtetutës, ndryshimi i qeverive e tjerë e tjera. Kështu që kam pikëpyetje se si do të realizohet kjo”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?