Yamal befason të gjithë, në këpucët e tij shfaq flamujt e Marokut dhe Guinesë Ekuatoriale

Ylli i ri i Spanjës, Lamine Yamal, ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për talentin e tij në fushën e lojës, por edhe për një detaj domethënës gjatë paraqitjes së tij të parë në Kupën e Botës 2026.

Sulmuesi anësor i Sanjën u shfaq me këpucë të personalizuara, ku ishin vendosur flamujt e Morocco dhe Gunea-n Ekutoriale, në nder të origjinës së familjes së tij.

Flamuri i Marokut përfaqëson vendlindjen e babait të tij, Mounir Nasraoui, ndërsa flamuri i Guinesë Ekuatoriale simbolizon prejardhjen e nënës së tij, Sheila Ebana. Edhe pse Yamal ka zgjedhur të përfaqësojë Spanjën në arenën ndërkombëtare, gjesti i tij u interpretua si një shenjë krenarie për rrënjët familjare dhe identitetin e tij multikulturor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Para se të vendoste të luante për “La Roja”, talenti 18-vjeçar kishte të drejtë të përfaqësonte tri kombëtare: Spanjën, Marokun ose Guinenë Ekuatoriale. Megjithatë, ai zgjodhi projektin spanjoll dhe në vitet e fundit është shndërruar në një nga figurat më premtuese të futbollit evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?