Protestat në Shqipëri, Lea Ypi ndan vargjet e Brehtit për revolucionin
Autorja e njohur shqiptare, Lea Ypi, ka përcjellë një mesazh të fortë, pikërisht në një kohë kur protestat përballë Kryeministrisë kanë shkuar në ditën e 23-të.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, Ypi ka publikuar vargjet e famshme të shkrimtarit dhe dramaturgut të njohur gjerman, Bertolt Brecht, të titulluar “Në lavdi të revolucionarit” (In Praise of the Revolutionary).
Në poezinë e publikuar nga Ypi, ndër të tjera thuhet:
“Kur shfrytëzimi vjen në rritje / Shumë njerëz shkurajohen / Por guximi i tij shtohet… Kudo që ka shtypje dhe flitet për ‘fat’, ai do t’i quajë gjërat me emrin e tyre të vërtetë. Atje ku ai ulet në tryezë, ulet gjithashtu edhe pakënaqësia…”
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

