FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Poloni/ Rama takim me kryeministren e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko. Fokusi në mbështetjen për rindërtimin

Në kuadër të Konferencës për Rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Poloni, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me homologen e Ukrainës, Yuliia Svyrydenko, ku u diskutua mbi thellimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen ndërkombëtare për procesin e rindërtimit të vendit.

Takimi u përqendrua te nevoja për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe koordinimi me aleatët europianë, me qëllim përshpejtimin e rimëkëmbjes së Ukrainës pas dëmeve të luftës.

U theksua rëndësia e perspektivës europiane të Ukrainës si një objektiv strategjik, si dhe roli i bashkëpunimit rajonal në stabilitetin dhe sigurinë më të gjerë në kontinent. Palët riafirmuan gatishmërinë për të vijuar dialogun dhe për të konkretizuar nisma që mbështesin rindërtimin dhe forcimin institucional të Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?