FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama pret ish-Presdentin François Hallande: Nderin t’i akordoja medaljen e artë të “Mirënjohjes Publike” (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto nga takimi i tij me ish-presidentin francez, François Hollande, gjatë vizitës së këtij të fundit në Shqipëri.

“Kënaqësi dhe privilegj të mirëprisja Presidentin e Francës, François Hollande.
Në shenjë mirënjohjeje për miqësinë, mbështetjen dhe kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Francës, pata nderin t’i akordoj Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike.
Vlerësim edhe për mbështetjen e tij të vazhdueshme në promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, për inkurajimin e rrugëtimit tonë europian dhe për besimin se vendi ynë ka një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në një Evropë të bashkuar”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe pamje nga ky takim.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?