FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Dritan Goxhaj në ”Koha Jonë-Debat”: Nëse policia fillon dajakun, ne do të reagojmë me…

I pyetur për skenarin e mundshëm të një përshkallëzimi të protestës, Dritan Goxhaj tha në ”Koha Jonë-Debat”, se organizatorët kanë marrë masa për të shmangur çdo konfrontim. Sipas tij, edhe gjatë protestës së zhvilluar të martën pranë Parlamentit, një grup protestuesish krijoi një kordon mes policisë dhe turmës për të parandaluar incidentet. Goxhaj u shpreh se është i bindur se as grupi koordinator dhe as protestuesit nuk do të përballen me policinë, duke theksuar se qëllimi është ruajtja e karakterit paqësor të protestës. Ai shtoi se ndryshimi nuk mund të vijë përmes forcës, pasi sipas tij dhuna sjell vetëm rotacion politik dhe jo ndryshim sistemi.

Pjesë nga debati

Lesi: Nëse ndodh që turma fillon dhe mërzitet, acarohet se ndodh protesta përditë e përditë e përditë. Ai rrin në Kryeministri, një kafe, një gotë të ujë të ftohtë aty në Kryeministri përballë. Bile ka mundësi të ketë hap edhe grilën ju sheh aty në kohë darke për qejf kështu. Po zemërimi vjen dhe rritjet, turma shtohet dhe fillon përplasja mes protestuesve dhe policisë.  Çfarë ndodh?

Swiss Digital Desktop Reklama

Goxhaj: Atëherë duhet të kemi një gjë parasysh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lesi: E ke menduar këtë skenar që mund të ndodh?

Goxhaj: Jam prej fillimit edhe dje te Parlamenti kam qenë për këtë. Pra dje me një grup djemsh të protestës, së bashku edhe në koordinim me grupin kemi organizuar një kordon midis policisë dhe protestuesve dhe gjatë gjithë kohës bëja thirrje pikërisht që mos e preknin policinë.

Lesi: Ju keni eksperiencë ushtarake të gjitha mënyrat e njeh mirë reagimin edhe të policisë edhe të turmës.

Goxhaj: Dakord, dakort njerëzit edhe duke më parë, ndoshta dhe më kanë dëgjuar një çik më shumë, por edhe të tjerët ishin të gjithë këtij mendimi dhe kjo është bërë gjatë gjithë këtyre 30 ditëve të protestës. Pra edhe pa që shoqërojnë protestë, që bëjnë marshimin, bëjnë këtë gjë, pra mbajnë marshimin që askush mos mos përballet me policinë e shtetit. Unë jam i bindur që edhe grupi koordinator edhe protestuesit asnjë nuk do përballen me policinë e shtetit.

Lesi: E ke bindje? Se merr masat apo ka që zien kazani? Arben Kola tha njëherë ”mos na provokoni se mezi po e mbajmë turmën e rinisë që do ju shqyjë, do hyjë brenda do marrin zvarrë.

Goxhaj: Ajo ka qenë një mesazh thjesht kështu për ashtu rastësisht. Unë përditë takoj njerëz në protestë, se jam atje dhe ka njerëz të cilët thonë që si mendoni juve ta rrëzoni këtë dhe përgjigjja ime është për ata që takoj dhe për ata që nuk kam takuar dhe për dëgjuesit e këtij programi tuaj, që vetëm me paqe dhe jo me forcë me forcë nuk e bëj me forcë sepse me forcë bën rotacion Ajo çfarë kërkohet është ndryshim sistemi dhe ndryshimi i sistemit duhet të vijë në bindje dhe në zemër. Kurse forca bën vetëm rotacion dhe nuk sjell asnjë lloj ndryshimi. Për këtë arsye edhe në rast se nesër policia do të sulmojë, pra do marri urdhër siç mori dhe do sulmojë. Unë ju propozoj të gjithë protestuesve që dëgjojnë që të ulen në tokë, të rrinë ulur dhe mos lëvizin. Vetëm të rrinë ulur në tokë.

Lesi: Nëqoftëse forcat speciale ato që janë me skafandra, kështu me shkop…

Goxhaj: Protestuesit vetëm të ulen në tokë.

Lesi: Nuk do reagojnë?

Goxhaj: Asnjë reagim vetëm të ulen në tokë dhe të rrinë të gjithë ul. Unë do të jem në protestë deri ditën që kryeministri dhe qeveria të japi dorëheqjen.

Dritan Goxhaj ekskluzive për Nikoll Lesi: Ja e vërteta ime te Protesta!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Sukses 3266 (85.8%)
Shuhet 539 (14.2%)

Vota totale: 3805