Haaland: Favoritja është Anglia, presioni duhet të jetë mbi ta

Sulmuesi i Norvegjisë, Erling Haaland, ka provuar të largojë presionin nga kombëtarja e tij në prag të çerekfinales së Kupës së Botës 2026 ndaj Anglisë, duke deklaruar se favoritët për kualifikimin janë anglezët.

Në një prononcim për mediat, ylli norvegjez u shpreh se Anglia mbetet një nga pretendentet kryesore për fitimin e turneut dhe se pritshmëritë duhet të jenë mbi skuadrën e drejtuar nga Thomas Tuchel.

“Favoritët janë ata, ndaj ju lutem vendoseni gjithë presionin mbi Anglinë. Mendoj se ata janë një nga skuadrat më të forta të këtij Botërori. Të jem i sinqertë, nuk e prisja që ne të arrinim deri në çerekfinale. Edhe fakti që kemi mbërritur deri këtu më befason”, deklaroi Haaland.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për sulmuesin e lindur në Leeds, sfida ndaj Anglisë ka edhe një domethënie personale. Babai i tij luante në Angli kur ai erdhi në jetë, ndërsa vetë Haaland u bë një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror gjatë aktivizimit me Manchester Cityn.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai kujtoi gjithashtu atmosferën festive në Norvegji pas fitores ndaj Brazilit në raundin e kaluar.

“Për ne norvegjezët ishte diçka e çmendur të luanim kundër Brazilit, ta mposhtnim dhe tani të përballemi me Anglinë në çerekfinale. Mjafton të shihni festimet në Norvegji për ta kuptuar se kjo nuk është diçka e zakonshme për ne”, u shpreh sulmuesi.

Në fund, Haaland komentoi edhe popullaritetin që ka fituar në Shtetet e Bashkuara gjatë Kupës së Botës. Një video e publikuar në YouTube, ku ai shfaqej duke blerë çizme dhe kapele kaubojsi në Dallas, ka grumbulluar më shumë se gjashtë milionë shikime në vetëm pak ditë.

“Është diçka pozitive, sepse më pëlqejnë amerikanët. Mendoj se janë njerëz shumë argëtues, simpatikë dhe më pëlqen mënyra e tyre e të qenit”, përfundoi Haaland.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?