Tragjedi në Klos, 33-vjeçari humb jetën pasi bie nga shkëmbi në lumin Mat
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Klosin, ku një 33-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në lumin Mat, pranë urës së Vashës.
Sipas të dhënave paraprake, i riu Erkin Lika ishte duke u stërvitur me litar për ngjitje kur dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar nga shkëmbi, duke përfunduar në ujërat e lumit.
Mësohet se 33-vjeçari mund të ketë rënë në një gropë thithëse, çka e ka vështirësuar ndërhyrjen e ekipeve të kërkimit.
Pas marrjes së njoftimit, në zonë janë nisur forca të shumta shpëtimi, përfshirë polumbarët e repartit RENEA, të cilët po vijojnë operacionin për gjetjen dhe nxjerrjen e trupit nga uji.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të kërkimit, deri tani nuk është bërë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të të riut. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes.
KOHA JONË SONDAZH

