Spanja shtang Francën në 45 minutat e para, vendos Oyarzabal (VIDEO)

Spanja ka mbyllur në avantazh 1-0 pjesën e parë të gjysmëfinales ndaj Francës, në sfidën që po zhvillohet në Arlington, Texas.

“La Roja” e nisi më mirë takimin, duke marrë kontrollin e lojës dhe duke qenë më kërkuese që në minutat e para.  Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 22-të. Pas një topi të gjatë të Marc Cucurella, Lucas Digne ndërhyri në mënyrë të parregullt ndaj Lamine Yamal brenda zonës dhe arbitri akordoi menjëherë penallti.

Nga pika e bardhë, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë, duke mposhtur Maignan, i cili e kuptoi krahun, por nuk arriti të ndalte topin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemet për Francën u shtuan edhe në minutën e 29-të, kur Ëilliam Saliba u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një dëmtimi. Në vendin e tij u aktivizua Maxence Lacroix.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas 45 minutave të para, Spanja kryeson me meritë 1-0, ndërsa Franca ka zhgënjyer me paraqitjen e saj. Edhe dy yjet kryesorë të “Gjelave”, Kylian Mbappé dhe Michael Olise, kanë mbetur thuajse të padukshëm gjatë pjesës së parë.

Video

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?