FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ministri Nufi: Industria e mbrojtjes, shtyllë e re e zhvillimit ekonomik dhe sigurisë kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, së bashku me zëvendëskryeministren Albana Koçiu, zhvilluan një vizitë inspektuese në kantierin e kompanisë “Guna Tactical”, ku po ndërtohet një nga investimet më të rëndësishme në industrinë shqiptare të mbrojtjes. Gjatë vizitës u vlerësua ecuria e punimeve dhe rëndësia strategjike e këtij investimi, i cili përfaqëson një hap konkret në drejtim të zhvillimit të një industrie moderne të mbrojtjes, me potencial të lartë për të kontribuar në rritjen ekonomike, krijimin e vendeve të punës dhe forcimin e kapaciteteve kombëtare të sigurisë.

“Guna Tactical po ndërton një fabrikë të specializuar për projektimin dhe prodhimin e veshjeve dhe aksesorëve për Forcat e Armatosura, Policinë e Shtetit, Policinë e Burgjeve, struktura të tjera të sigurisë, si dhe për partnerë nga vendet anëtare të NATO-s”, u shpreh Nufi në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Nufit, ky investim pritet të krijojë rreth 1,200 vende të reja pune, duke sjellë teknologji moderne, ekspertizë të avancuar dhe standarde bashkëkohore të prodhimit. “Projekti synon të integrojë industrinë shqiptare të mbrojtjes në zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit, duke rritur konkurrueshmërinë e saj dhe duke forcuar pozicionin e Shqipërisë si një partner i besueshëm në hapësirën euroatlantike”, nënvizoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nufi theksoi gjithashtu zhvillimi i industrisë së mbrojtjes është një nga prioritetet strategjike të qeverisë, me synimin për ta shndërruar këtë sektor në një motor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik, inovacionit teknologjik dhe fuqizimit të sigurisë kombëtare. “Investime të tilla dëshmojnë angazhimin për ndërtimin e një industrie shqiptare të mbrojtjes më të fortë, më konkurruese dhe të integruar ngushtë me partnerët strategjikë dhe aleatët e NATO-s”, cilësoi Nufi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?