Protestuesi nga Diaspora: Rama të largohet dhe t’i konfiskohet pasuria
Sot është dita e 53-të e protestës kundër qeverisë. Një person nga diaspora u shpreh se sheshi duhet të fitojë, pasi nuk mund të vazhdohet kështu.
”Ju përshëndes, vij nga Italia. Unë jam mirë, po kur shikoj vendin tonë që është marrë nga oligarkët, më vjen keq. As në Bangladesh nuk është kështu. Kam ardhur për arsye familjare, kam një nënë 90 vjeçe. Ka punuar 42 vite dhe i jep 110 mijë lek të vjetra.
I përshëndes të gjithë ata që janë në vuajtje. Ai duhet të largohet sa më shpejt, pasi do ketë shumë kosto. 53 ditë, nën temperatura të larta, askush nuk kujdeset.
U kujtua ky, shkoi në Theth i vendosi tritolin, vajti prap krimineli në vendin e krimit. Do kthehemi më të fortë se kurrë. Ky duhet të largohet, por duhet të hetohet. Duhet t’i sekuestrohet pasurie. Të tregojnë ku i kanë marrë. Ky i morën, ku i bënë këta pasuri. Këta janë të gjithë kriminela”.
KOHA JONË SONDAZH

