Zjarret e qëllimshme, mbi 400 të arrestuar
Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, ka bërë me dije se mbi 400 persona janë arrestuar që nga fillimi i sezonit të zjarreve, ndërsa në të gjithë vendin janë regjistruar rreth 14 mijë shpërthime zjarresh.
Sipas Nunez, forcat e sigurisë kanë kryer 402 arrestime për zjarre të shkaktuara qëllimisht ose nga pakujdesia. Mes të arrestuarve janë 156 të mitur, ndërsa 36 persona janë vendosur në paraburgim.
Autoritetet njoftuan se zjarret në departamentet Gironde dhe Aude janë vënë nën kontroll, ndërsa në departamentin Var lufta me flakët vijon.
KOHA JONË SONDAZH

