Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:01 United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën! Manchester United po kalon një moment të vështirë, teksa pësoi një tjetër humbje të rëndë, duke u mposhtur me rezultatin 3-0 në shtëpi nga…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Reforma Administrative në rrezik? Kundërshtarët më të fortë po dalin nga vetë Partia Socialiste

Reforma Administrative në rrezik? Kundërshtarët më të fortë po dalin nga vetë Partia Socialiste

Aktualitet
E martë, 4 Gusht 2026 16:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kur kryebashkiakët dhe deputetët e Partisë Socialiste dalin publikisht kundër një reforme të propozuar nga qeveria e tyre, nuk kemi më të bëjmë me një debat klasik mazhorancë-opozitë. Kemi të bëjmë me një përplasje interesash brenda vetë pushtetit.

Pas deputetit socialist Vullnet Sinaj, i cili kundërshtoi shkrirjen e Bashkisë së Selenicës, edhe kryebashkiaku socialist i Divjakës, Josif Gorrea, doli hapur kundër bashkimit të bashkisë së tij me Lushnjën. Ai nuk u mjaftua me deklarata institucionale, por iu bashkua edhe protestave të qytetarëve, duke sfiduar publikisht draftin e hartuar nga qeveria dhe Partia Socialiste. Edhe deputetë të tjerë socialistë kanë shprehur rezerva për hartën e re. Edhe deputeti Erion Braçe foli kundër bashkimit me Lushnjën. Por edhe deputetë tjerë të PS kanë folur kundër për zonat ku iu preken interesat e tyre elektoralë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 39 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 10 orësh

Kjo është një kambanë alarmi për mazhorancën. Është normale që një kryebashkiak të mbrojë qytetin që administron. Është detyrë e tij të argumentojë pse bashkia duhet të mbetet më vete. Por askush nuk mund të mohojë se një bashki nuk është vetëm territor dhe identitet. Ajo është edhe pushtet. Është administratë, drejtori, buxhet, emërime, ndikim politik dhe një rrjet i tërë funksionarësh të ndërtuar ndër vite. Shkrirja e një bashkie do të thotë automatikisht edhe fundi i shumë posteve dhe riorganizim i administratës vendore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Pikërisht për këtë arsye lind pyetja politike: a po mbrohet vetëm interesi i qytetarëve apo edhe interesi për të ruajtur strukturat ekzistuese të pushtetit lokal? Kjo nuk do të thotë se argumentet e bashkive që kundërshtojnë reformën janë të pavlefshme. Përkundrazi, qeveria ka detyrimin të analizojë me kujdes çdo rast dhe të shmangë standardet e dyfishta. Nëse një bashki plotëson kriteret për të mbetur njësi më vete, ajo duhet të trajtohet mbi baza objektive. Por e njëjta logjikë duhet të vlejë për të gjithë dhe jo vetëm për bashkitë ku presioni politik është më i madh.

Ndërkohë, sfida më serioze për qeverinë nuk është debati publik, por votimi në Kuvend. Reforma Administrative kërkon 84 vota për t’u miratuar. Në letër, mazhoranca i ka numrat. Në praktikë, çdo deputet socialist që voton kundër, abstenon ose mungon e komplikon ndjeshëm ekuacionin parlamentar. Mundet edhe tre deputetët e PSD se Tom Doshit të mos e votojnë se iu preken dy bashki, ku kanë bastione votash.

Kjo do të thotë se rreziku nuk vjen nga opozita, por nga vetë shumica. Opozita ka bërë të qartë se nuk do të votojë variantin e qeverisë. Përkundrazi, ajo ka artikuluar idenë e rikthimit në një numër shumë më të madh bashkish. Në kushtet aktuale, një propozim i tillë duket i vështirë për t’u realizuar, por politikisht i shërben opozitës për të kanalizuar pakënaqësitë e komuniteteve që preken nga reforma dhe për të fituar mbështetje elektorale në ato zona.

Pikërisht këtu qëndron edhe paradoksi. Opozita ka interes ta rrëzojë reformën për të konsumuar politikisht qeverinë. Ndërsa një pjesë e socialistëve rrezikojnë ta dobësojnë atë për shkak të interesave dhe shqetësimeve që lidhen me zonat që përfaqësojnë.

Nëse ky front kundërshtimesh zgjerohet, Reforma Administrative mund të përballet me pengesën më të madhe që nga momenti kur u prezantua. Jo sepse opozita ka votat për ta bllokuar, por sepse vetë Partia Socialiste mund ta ketë të vështirë të sigurojë disiplinën e nevojshme parlamentare.

Kjo është arsyeja pse Edi Rama dhe drejtuesit e PS-së nuk kanë më luksin ta trajtojnë këtë debat si një pakënaqësi lokale. Çdo ditë që kalon pa një dialog politik me deputetët dhe kryebashkiakët e pakënaqur e shton rrezikun që reforma të hyjë në sallën e Kuvendit me një shumicë të pasigurt.

Në fund të fundit, kjo reformë nuk do të gjykohet vetëm nga harta që do të prodhojë. Ajo do të gjykohet edhe nga aftësia e mazhorancës për të provuar se vendimet merren mbi bazën e interesit shtetëror dhe jo të interesave lokale apo kalkulimeve politike. Sepse nëse një reformë e rëndësishme pengohet nga vetë ata që e kanë propozuar, atëherë problemi nuk është më opozita. Problemi është brenda shumicës.

Nëse ndodh që deputetët e mazhorances nuk do ta votojnë Reformen Administrative, kjo mund të sjellë reagim të fortë nga kryeministri Rama duke e çuar vendin në zgjedhje të parakohshme parlamentare për 45 ditë sipas Kushtetutës. Por disa deputetë të PS mund të mos vihen fare në listë. Sidoqoftë ka akoma kohë për debate e reflektime. Sido të shkojë fati i Reformës do të mbeten si kulturë e re bashkëpunimi përfekt i komisionit parlamentar ku Arbër Mazniku dhe Luciano Boçi shkuan bashki me bashki, bashkë, dhe dëgjuan komunitetet, pavarësisht se PD synon dështimin e kesaj Reforme. Të dy, Mazniku dhe Boçi, janë politikanë modernë, bashkëpunues dhe larg traditës së keqe të këtyre viteve, pavarësisht se si po përfundon ky Komision.

Etiketat e lidhura

Fation DurokryebashkiakePSrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 6 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 10 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 29 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Edhe sot kërkon DIALOG!
Para 39 minutash

Edhe sot kërkon DIALOG!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.