E kryer/ Barcola transferohet te Liverpooli për 120 milionë euro
Bradley Barcola është shumë pranë transferimit te Liverpooli. Sulmuesi anësor francez, i lindur në vitin 2002, pritet të largohet nga PSG dhe të transferohet në Premier League për një shifër që mund të arrijë deri në 120 milionë euro.
Sipas raportimeve nga Italia, marrëveshja mes klubeve parashikon 100 milionë euro pagesë fikse dhe 20 milionë euro të tjera në formën e bonuseve.
PSG ka ndryshuar qëndrim për Barcolan, pasi më herët kërkonte rreth 163 milionë euro për kartonin e tij. Klubi francez ka pranuar tashmë të negociojë me një shifër më të ulët, edhe për shkak të numrit të madh të lojtarëve që ka në dispozicion në repartin ofensiv.
Transferimi i Barcolas te Liverpooli pritet të ketë pasoja edhe në merkato për kampionët anglezë. Largimi i francezit nga PSG do të hapë rrugën për Cody Gakpon, i cili mund të largohet nga “Reds” gjatë kësaj merkatoje.
Nëse marrëveshja përfundon sipas këtyre kushteve, Barcola do të bëhej një nga afrimet më të shtrenjta të Liverpoolit dhe një tjetër investim madhor i klubit në repartin ofensiv.

KOHA JONË SONDAZH

