GJKKO lë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun
Aktualitet E Shtunë, 29 Gusht 2026 13:44
Në seancën e kësaj të shtune, GJKKO ka lënë në burg ish-policin Uljan Shpatarakun. Ai u kap në makinë me Ergys Agasin. Ish-zyrtari i policisë akuzohej për veprën penale “të përkrahjes së autorit të krimit”. Shpataraku ishte shpallur në kërkim në 6 gusht të këtij viti, pasi teksa ka qenë me pushime në një hotel në Dhërmi, dyshohet se ka kërcënuar me jetë kamarierin dhe administratorin, pasi nuk i kishte pëlqyer ushqimi.
KOHA JONË SONDAZH

